Aktualitet

Lutje për shpirtin e Papës, më 24 prill mbahet mesha në katedralen Shën Pali në Tiranë

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka bërë publike kalendarin e ceremonive fetare në nderim të Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Ditën e enjte, më 24 prill, në orën 18:00, në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, do të mbahet një meshë për shpirtin e Atit të Shenjtë, ku do të marrin pjesë të gjithë ipeshkvijtë e dioqezave të vendit.

Në ceremoninë e varrimit që do të zhvillohet më 26 prill në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, Shqipëria do të përfaqësohet nga dy arqipeshkvij: Imzot Giovanni Peragine i Shkodër-Pultit dhe Imzot Arjan Dodaj i Tiranë-Durrësit.


Papa Françesku mbylli sytë përgjithnjë në moshën 88-vjeçare, në rezidencën e tij në Casa Santa Marta të Vatikanit. Papa, emri i të cilit është Jorge Mario Bergoglio, ishte diagnostikuar me pneumoni dypalëshe dhe qëndroi disa javë i shtruar në spitalin Gemelli të Romës. Vdekja e tij vjen një ditë pasi u shfaq në Sheshin e Shën Pjetrit për t’u uruar “Gëzuar Pashkët” mijëra besimtarëve.

Stylish GIF

#Lutje #për #shpirtin #Papës #më #prill #mbahet #mesha #në #katedralen #Shën #Pali #në #Tiranë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button