Ndahet nga jeta Mazzone, njeriu që i besoi Igli Tares: 1278 pankina, me rekordin në Serie A prej 792 ndeshjesh

Bota e futbollit italian është në zi. Carlo Mazzone, ndër trajnerët më ikonikë italianë, është ndarë nga jeta. Njeriu që bëri bashkë Roberto Baggio dhe Igli Tare te Brescia ishte 86 vjec. Mazzone largohet duke marrë me vete rekordin e pankinave në Serie A: 792. Do të duheshin faqe tëe panumërta për të treguar kush ishte, por ndoshta shifrat e janë një ide.
Të fusësh në lojë numrat kur flitet për një trajner si Carletto Mazzone, gjithë pasion dhe humanizëm, duket vërtet reduktuese. Por numrat e tij janë të rëndësishëm. Numra që japin një ide për thellësinë e madhe të trajnerit, si dhe të personit që ishte. Mazzone është në fakt trajneri me më shumë pankina në historinë e Serie A: 792 (ata zyrtare, që rriten në 797 me pesë ndeshjet play-off). Pas tij Nereo Rocco me 787, Giovanni Trapattoni me 689 dhe Nils Liedholm me 644. I pari nga teknikët aktiv është trajneri i ri i kombëtares italiane. Luciano Spalletti, i shtati me 559.
1278 PANKINA
Mazzone kishte diçka të veçantë, pasioni i tij për futbollin ishte i jashtëzakonshëm. E mënyra se si ai kujdesej për lojtarët e tij ishte unike dhe ndoshta shumë jashtë modës sot. Ai nuk ishte tipi që tërhiqej, nëse thirrej në rast urgjence. Ai e jetonte punën si një mision, e shpeshherë e bënte fitues. Në total ka 1278 pankina mes kampionateve dhe kupave të ndryshme. Bilanci? 453 të fituara, 435 të humbura dhe 390 barazim.
12 KLUBE
Ai ka drejtuar dymbëdhjetë klube, Ascoli, Fiorentina, Catanzaro, Bologna, Lecce, Pescara, Cagliari, Roma, Napoli, Perugia, Brescia dhe Livorno, disa prej të cilave në disa raste. Edhe për këtë arsye, sot kanë mbërritur mesazhet emocionuese nga e gjithë Italia, nga lojtarë dhe tifozë të së shkuarës dhe të tashmes që kanë ndarë një pjesë të rrugës me të.
#Ndahet #nga #jeta #Mazzone #njeriu #që #besoi #Igli #Tares #pankina #rekordin #në #Serie #prej #ndeshjesh
Lapsi