Aktualitet

Arrestimet për rezervat shtetërore/ Kurti mbron ministren: Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se 97 për qind e vlerës së blerë vitin e kaluar të rezervave shtetërore kanë arritur në Kosovë.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Kurti foli për arrestimin e dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe një afaristi, të dyshuar për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

“Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi. Unë kam besim të plotë në ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj. Pas luftës në Ukrainë, kur kishte krizë globale, ministria që ajo drejton, i ka blerë rezervat dhe i ka mbushur depot në një kohë kur të gjithë kufijtë ishin mbyllur e pothuajse të gjitha shtetet kishin ndaluar eksportin”, tha Kurti.

Sipas raportimeve të mediave lokale në Kosovë, i arrestuari i tretë është Ridvan Muharremi.

Kurti po ashtu tha se qeverisja e tij “përbën ndryshim rrënjësor karshi qeverisjes 20-vjeçare të Kosovës”.

“Humbësit i gjeni tek elita e vjetër dhe e korruptuar politike, te gjykatës dhe prokurorë të saj, te mediat e keqpërdoruara pёr mbёshtetje tё krimit”, tha Kurti.

“Përpjekjet e tyre për ta ndryshuar situatën janë në shërbim të planit për ta kthyer ish sistemin e kalbur e tё korruptuar”, shtoi ai.

/f.stafa

#Arrestimet #për #rezervat #shtetërore #Kurti #mbron #ministren #Nuk #kurrfarë #korrupsioni #keqpërdorimi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button