“Qëndrimi jonë është se ne mburremi me atë”/ Ish-drejtori i Shërbimit Spitalor: Ne mburremi me sterilizimin

GJKKO ka lënë në fuqi masat ndaj 8 të akuzuarve sa i takon koncesionit të sterilizimit. Në përfundim të seancës gjyqësore një nga të dyshuarit tha se është krenar për këtë koncesion. Ndërsa Arben Gjata nuk pranoi të japë shpjegime.
“Lanë ato masa që ishin. Qëndrimi jonë është se ne mburremi me atë sterilizim”, tha ai.
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg, ish-zv.ministrin e Shendetesise, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj të arrestur këtë të enjte për koncesionin e sterilizimit dhënë 8 vite më parë.
Ish zv.ministri do të përballet me drejtësinë me akuzat e “falsifikimit të dokumenteve” dhe “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa biznesmeni Ilir Rrapaj për “mashtrim me pasoja të rënda”.
#Qëndrimi #jonë #është #mburremi #atë #Ishdrejtori #Shërbimit #Spitalor #mburremi #sterilizimin
Lapsi