Aktualitet

Sam Asghari denoncon Britney Spears për dhunë

Sam Asghari

Kjo duket të jetë një nga betejat më “toksike” të jetës së Britney Spears.

Burri i saj i tretë, 29-vjeçari Sam Asghari, ka bërë një sërë sulmesh ndaj këngëtares pasi paraqiti kërkesën për divorc të enjten, duke pretenduar se ajo e ka tradhtuar dhe dhunuar. Ai e akuzoi atë se e kishte goditur kur ishte në gjumë duke i nxirë syrin.

Asghari, me origjinë iraniane, pretendon se Spears i kërkoi një punonjësi ta filmonte atë lakuriq dhe po ashtu thotë se ajo kishte një lidhje me një burrë që punonte në shtëpi. Sipas TMZ ai ka video të Spears dhe personit në fjalë.


Pas këtyre pretendimeve, Asghari bëri një deklaratë disi më të butë duke thënë se “pas 6 vitesh dashuri dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit, unë dhe gruaja ime kemi vendosur t’i japim fund rrugëtimit tonë së bashku. Ne do të mbajmë dashurinë dhe respektin që kemi për njëri-tjetrin dhe i uroj asaj gjithmonë më të mirat. Të kërkosh privatësi duket qesharake kështu që unë thjesht do të kërkoj që të gjithë mediat e përfshira të jenë etike.”

#Sam #Asghari #denoncon #Britney #Spears #për #dhunë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button