Aktualitet

“Zaptuan” plazhin me çadra e shezlongë, procedohen 2 persona në Sarandë

Dy persona janë proceduar penalisht në Sarandë pasi kanë vënë në mënyrë të jashtëligjshme çadra e shezlongë në dy plazhe të Ksamilit.

Policia ka sekuestruar 328 shezlongë dhe 164 çadra në plazhin e quajtur “Pema e Thatë” dhe 104 shezlongë e 52 çadra në plazhin “Laguna”.

“Vijon operacioni policor i koduar “Plazh i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave në plazhe, që janë zënë në kundërshtim me ligjin.  Kjo fazë e operacionit u shtri në plazhet e Ksamilit, dhe rezultoi me sekuestrimin e 432 shezlongëve dhe 216 çadrave që ishin vënë pa autorizim.

Procedohen penalisht 2 administratorë që kishin vënë shezlongët dhe çadrat, në mënyrë të kundërligjshme, dhe nuk deklaronin të ardhurat që gjeneronin nga ky aktivitet.

-Në plazhin e quajtur “Pema e thatë”, Ksamil, u sekuestruan 328 shezlongë dhe 164 çadra që ishin vënë pa autorizim. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. I., 39 vjeç, banues në Sarandë.

-Në plazhin e quajtur “Laguna”, Ksamil, u sekuestruan 104 shezlongë dhe 52 çadra që ishin vënë pa autorizim. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 49 vjeç, banues në Berat. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Kontrollet dhe verifikimet në kuadër të operacionit “Plazh i lirë”, vijojnë”, njofton policia.

/a.r

#Zaptuan #plazhin #çadra #shezlongë #procedohen #persona #në #Sarandë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button