Aktualitet

Video/ Te Juventus mbërrin një pako për të riun Cambiaso, ai nuk e beson dot: “Është ai vërtetë?”

cambiaso

Cambiaso është i destinuar të qëndrojë te Juventus për të luajtur shanset e tij si titullar. Mbrojtësi i krahut ka thënë gjithmonë se ishte frymëzuar nga Cancelo dhe lojtari i City, duke dëgjuar këtë, vendosi ta befasojë. Talenti i Juventus ka marrë kështu një dhuratë të veçantë: fanellën e portugezit me autograf.

NJË DHURATË PËR CAMBIASO

Andrea Cambiaso dukej se do të ishte një nga të sakrifikuarit, por gjatë grumbullimit veror i bindi të gjithë, teknikun Allegri dhe shoqërinë. Kështu ai do të luajë shanset e tij me fanellën bardhezi, pas eksperiencave te Genoa dhe Bolonja. Lojtari i datëlindjes 2000 u shfaq një javë më parë në konferencë, duke thënë: “Kur isha fëmijë luaja si playmaker, duke u spostuar në krah, një nga pikat e mia të referimit ka qenë gjithmonë Joao Cancelo”.

E mbrojtësi i krahut i City, ish-Juve dhe Inter, e dëgjoi këtë dhe vendosi të bënte një gjest të bukur për anësorin italian. Portugezi i dërgoi atij fanellën e tij të firmosur dhe me një dedikim.


Lexo më tej: “Pas bisedës me Guardiolën u largova nga City”: Cancelo tregoi fjalët që iu thanë

VIDEO E JUVENTUS

Reagimi i Cambiaso është regjistruar nga mediat e Juventus të cilët më pas publikuan gjithçka në rrjetet sociale. Në pamje duket Cambiaso duke iu afruar një tavoline. Kur ai merr fanellën dhe e kupton se çfarë është, nuk e përmban dot entuziazmin. “Jo djema, por është e vërtetë! A është me të vërtetë ai? Nuk e besoj, çfarë ka*in po thoni?” thotë ai i entuziazmuar.



#Video #Juventus #mbërrin #një #pako #për #të #riun #Cambiaso #nuk #beson #dot #Është #vërtetë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button