U kap në flagrancë duke vjedhur një banesë, arrestohet 36-vjeçari në Kavajë

Një 36-vjeçar u kap në flagrancë teksa vidhte një banesë në lagjen nr. 2, Kavajë. Artur Çiku kishte vjedhur dhe 4 banesa të tjera, sipas asaj që rezultoi nga hetimet.
Njoftimi i policisë:
Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, gjatë muajit korrik, 2023, ka vjedhur para, pajisje dhe vegla pune, në 4 banesa të tjera. Gjithashtu, më datë 02.08.2023, ka tentuar të vjedhë materiale pune të përdorura, në një magazinë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 33 820 lekë dhe pajisje elektrike të dyshuara të vjedhura, si dhe mjete që dyshohet se i kishin shërbyer 36-vjeçarit, për të hyrë në banesa dhe për të kryer vjedhjet.
Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer Çiku./f.s
#kap #në #flagrancë #duke #vjedhur #një #banesë #arrestohet #36vjeçari #në #Kavajë