Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 95 vatra të shuara në kohë gjatë dy javëve të para të muajit gusht

Ministria e Mbrojtjes njofton se 95 vatra zjarri të raportuara gjatë dy javëve të para të muajit gusht janë shuar në kohë, falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të emergjencës, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe bashkëpunimit të frytshëm me komunitetin.
Në përditësimin e të dhënave për situatën nga zjarret, ministri Niko Peleshi bën me dije se përmirësimi i sistemit të reagimit ka bërë të mundur që asnjë nga këto vatra të mos marrë përmasa të parikuperueshme.
Rreth 212 vatra zjarri u fikën në kohë në muajt qershor-korrik, thekson Mbrojtja duke shtuar se: “Vigjilenca e komuniteteve, sinjalizimi dhe reagimi në kohë, faktorë kryesorë për parandalimin e ngjarjeve që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve e pasuritë e vendit”.
/f.stafa
#Zjarret #Ministria #Mbrojtjes #vatra #të #shuara #në #kohë #gjatë #javëve #të #para #të #muajit #gusht