I dënuar me 5 vite burg për drogë, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

Një 36-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për shitje kanabisi, është vënë në pranga nga policia e Tiranës. Bëhet fjalë për Rezart Myslymi i arrestuar për veprën penale në fushën e narkotikëve.
Ai ishte dënuar nga gjykata e Tiranës me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në vitin 2013, është kapur me sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza.
Njoftimin e policisë thuhet:
Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Strehimi”.
Vihet në pranga një shtetas i dënuar me 5 vjet burgim, për vepra penale në fushën e narkotikëve.
Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strehimi”.
Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Thoma Koxhaj”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Rezart Myslymi, 36 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Lartë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në vitin 2013, është kapur me sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme
#dënuar #vite #burg #për #drogë #arrestohet #36vjeçari #në #Tiranë
Lapsi