Tech

Artefaktet historike prej ari zhduken pa gjurmë nga Muzeu Britanik, shkarkohet nga detyra punonjësi i stafit

Një anëtar i stafit të sigurisë në Muzeun Britanik është shkarkuar nga detyra pasi një numër artefaktesh, duke përfshirë bizhuteri dhe gurë të çmuar janë konstatuar të humbura, të vjedhura ose të dëmtuara.

Shumica prej tyre ishin pjesë të vogla që ruheshin në një magazinë për qëllime akademike dhe kërkimore, por kohët e fundit ato nuk mund të gjendeshin.

Muzeu tha se bizhuteritë e arit dhe gurët gjysmë të çmuar dhe gurët e çmuar të datojnë nga shekulli i 15-të para Krishtit deri në shekullin e 19-të pas Krishtit.

Një rishikim i pavarur i praktikave të sigurisë së muzeut do të kryhet së shpejti, ndërsa autoritetet e policisë kanë nisur të hetojnë.

George Osborne, kryetar i Muzeut Britanik, tha se të besuarit e Muzeut Britanik ishin jashtëzakonisht të shqetësuar pasi mësuan se objektet e koleksionit ishin vjedhur.

“Anëtarët e stafit të muezut kanë ndërmarrë veprime për të përballuar situatën, duke punuar me ekipin në muze. Ne thirrëm policinë, vendosëm masa urgjente për të rritur sigurinë dhe krijuam një rishikim të pavarur të asaj që ndodhi”, u shpreh ai.

“Prioriteti ynë tani është të rikuperojmë sendet e vjedhura, të zbulojmë si mund ta kishim ndaluar kët dhe të bëjmë investimet e duhura në rritjen e sigurisë që kjo të mos ndodhë më”, theksoi Osborne.

 

#Artefaktet #historike #prej #ari #zhduken #gjurmë #nga #Muzeu #Britanik #shkarkohet #nga #detyra #punonjësi #stafit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button