Aktualitet

Operacioni antidrogës/ Lëshohen 6 urdhër-arreste, mes tyre një ish-punonjës policie

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me operacionin ndërkombëtar të antidrogës, ku Guardia di Finanza, DEA amerikane dhe policia shqiptare goditën një grup kriminal në Kurbin të trafikut të drogës.

Janë firmosur urdhër arreste vetëm për 6 persona, mes tyre Ardit Ismailuka, ish-zyrtar policie.

Po ashtu mësohet se janë ushtruar kontrolle në një kompleks luksoz në Fushë-Kuqe ku janë gjetur dhe dy armë.


Gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, Kurbin teksa shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë. Gjatë operacionit janë bllokuar 4 gomone. Mësohet se trafikantët i kanë vënë flakën një veliere kur janë afruar forcat e policisë, në të cilën kanë qenë dhe pakot me drogë.

#Operacioni #antidrogës #Lëshohen #urdhërarreste #mes #tyre #një #ishpunonjës #policie

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button