Aktualitet

Arrestohen 3 spiunë rusë në Britaninë e Madhe

3 spiunë që dyshohet se punonin për Rusinë janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar pas një hetimi të madh të forcave të sigurisë kombëtare. BBC zbulon se të pandehurit, të gjithë shtetas bullgarë, janë ndaluar që në muajin shkurt dhe që atëherë janë mbajtur në paraburgim. Ata akuzohen për posedim të dokumenteve false të identitetit duke pasur dijeni për këtë.

Dyshohet se ata punonin për shërbimet ruse të sigurisë. Dokumentet përfshijnë pasaporta, karta identiteti dhe dokumente të tjera për Mbretërinë e Bashkuar, Bullgari, Francë, Itali, Spanjë, Kroaci, Slloveni, Greqi dhe Republikën Çeke. Treshja ishte në mes 5 personave të arrestuar në shkurt me dyshimin për një shkelje sipas Aktit të Sekreteve Zyrtare. Ata u ndaluan nga detektivë kundër terrorizmit nga Policia Metropolitane. Tre prej tyre u akuzuan në shkurt.

Ata janë: Orlin Roussev, 45 vjeç nga Great Yarmouth Norfolk, Bizer Dzhambazov, 41 vjeç, nga Harrow, në veri-perëndim të Londrës dhe Katrin Ivanova, 31 vjeçe nga e njëjta adresë. Ata janë lënë në paraburgim dhe do të paraqiten në gjykatë në një datë të mëvonshme. Treshja kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar prej vitesh, duke punuar në punë të ndryshme dhe duke jetuar në një sërë banesash periferike. Roussev thuhet se ka histori të marrëdhënieve të biznesit në Rusi.


Ai u transferua në Mbretërinë e Bashkuar në 2009 dhe kaloi 3 vjet duke punuar në një rol teknik në shërbimet financiare. Profili i tij online në LinkedIn thotë se ai zotëronte një biznes të përfshirë në inteligjencën e sinjaleve, që përfshin përgjimin e komunikimeve ose sinjaleve elektronike. Roussev, adresa më e fundit e të cilit është një bujtinë buzë detit në Great Yarmouth, thotë gjithashtu se dikur ka vepruar si këshilltar i ministrisë bullgare të energjisë.

Në Harrow, ish-fqinjët e përshkruan Dzhambazov dhe Ivanova si çift. Dzhambazov prezantohet si shofer për spitalet dhe Ivanova e përshkruan veten në profilin e saj në LinkedIn në internet si një asistente laboratori për një biznes privat shëndetësor. Dyshja, të cilët u transferuan në Mbretërinë e Bashkuar rreth një dekadë më parë, drejtuan një organizatë komunitare që ofronte shërbime për bullgarët, duke përfshirë njohjen e tyre me “kulturën dhe normat e shoqërisë britanike”.

Sipas dokumenteve shtetërore bullgare në internet, ata kanë punuar edhe për komisionet zgjedhore në Londër, të cilat lehtësojnë votimin në zgjedhjet bullgare nga qytetarët që jetojnë jashtë vendit. Duke folur për BBC, fqinjët e dy shtëpive të banuara më parë nga çifti thanë se sollën byrekë dhe ëmbëlsira si dhurata.

Në shtëpinë e tyre më të fundit në Harrow, fqinjët thanë se detektivët kaluan një kohë të konsiderueshme duke e kontrolluar atë, me një prani të dukshme të policisë për më shumë se një javë. Tre të pandehurit do të dalin në gjyq në Londër në janar. Ata ende nuk i kanë pranuar akuzat. ©

#Arrestohen #spiunë #rusë #në #Britaninë #Madhe

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button