Aktualitet

“Ne marrim forcë prej tij”, flet vëllai i Fredi Belerit: Ai ka qenë në politikë që në moshën 20-vjeçare, interesohet për vendin e tij

Në tubimin që u zhvillua pasditen e së hënës në Himarë për Fredi Belerin, i pranishëm ishte dhe i vëllai i tij, Leonardo Beleri.

Duke folur në emisionin e mëngjesit në SKAI, vëllai i Fredi Belerit theksoi se në Shqipëri ai po përballet me një çështje demokracie.

I pyetur për moralin e Fredi Belerit që ndodhet në burg, Leonardo tha:

“Po lulëzon, na jep kurajo, në vend që t’i japim ne atij kurajo. Ne marrim forcë prej tij. Fredi e di që ndjekja e tij është politike. Ai ka qenë në politikë që në moshën 20-vjeçare, interesohet për vendin e tij”.

Leonardo Beler shtoi se ata të gjithë duan që Shqipëria të anëtarësohet në familjen e BE-së. Sa i përket pronës, ai tha se në 10-12 vitet e fundit gjithçka që ndërtohet në zonë nuk është e vendasve dhe as e investitorëve të huaj.

“Është vetëm e shqiptarëve. Nuk ka ardhur asnjë investitor i huaj. Të gjithë janë zyrtarë aktualë dhe ish,”- tha ai, dhe shtoi se nuk mund të ketë zhvillim turizmi pa vendasit.

/a.r

#marrim #forcë #prej #tij #flet #vëllai #Fredi #Belerit #qenë #në #politikë #që #në #moshën #20vjeçare #interesohet #për #vendin #tij

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button