New York Times, lidhjet shqiptare të Charles McGonigal

Gazeta prestigjoze New York Times i është kthyer edhe njëherë, me një artikull të gjatë aferës së spiunit që tradhëtoi FBI, Charles McGonigal. Ndonëse në investigimin e gjatë me tre autorë të njohur Michael Rothfeld, Adam Goldman, William K. Rashbaum, bëhet më shumë fjalë për profilin e agjentit të prangosur në janarin e këtij viti, aty ka disa paragrafë edhe për lidhjet e tij shqiptare. “…ai u bë një personazh i famshëm në Shqipëri, ku kundërshtarët e zotit Rama dhe mediat i referohen shkurt skandalit të tij në një mënyrë të veçantë. Ata e quajnë “Çështja McGonigal”, shkruan e përditshmja e New Yorkut.
Edhe kur plasi, ai që NYT e cilësonte si korruptimin e agjentit më të lartë të FBI-së të rekrutuar ndonjëherë, shtypi serioz amerikan i kushtoi shumë investigime të gjata kësaj afere. Tani me sa duket i është kthyer, sepse ish agjenti është në prag të përballjes me gjykatën. Në shkrimin e fundit evokohet edhe njëherë miqësia e McGonigal me kryeministrin Rama. Artikulli nënvizon se ai ndërhyri për të ndihmuar miqtë e tij në biznese në Shqipëri dhe në këmbim u përfshi në një investigim që dëmtonte opozitën e kohës, të udhëhequr atëherë nga Basha.
Lexo me tej:
Kronologjia datë pas date/ Si u rekrutua McGonigal për të goditur PD-në
“Ai u miqësua me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe përdori pozicionin e tij për të siguruar përfitime për bashkëpunëtorët e tij, sipas aktakuzës së ngritur kundër tij në Uashington.
Në një rast, McGonigal hapi një hetim në FBI ndaj një lobuesi të rivalit kryesor politik të kryeministrit shqiptar, thanë prokurorët. Nga ana tjetër, prokurorët thanë se ai ndihmoi në sigurimin e një licence për shpime nafte për të përfituar Neza dhe të tjerë” thuhet në artikull. Aty bëhet edhe një portret i shkurtër i ndërmjetësit shqipëtar…
“Gjatë një darke në Manhattan më 2017, McGonigal u njoh me një burrë që do të luante rol të madh në rënien e tij: Agron Neza, një biznesmen me origjinë shqiptare që jeton në Leonia, N.J., i cili është etiketuar “Personi A” në aktakuzën e Uashingtonit. Në rini, Neza kishte punuar në Shërbimin Informativ Shtetëror Shqiptar përpara se të transferohej në Shtetet e Bashkuara. Tani, tullac dhe me mjekër, Neza bënte biznes jashtë shtetit.
CNN: McGonigal, marrëdhënia e fshehtë me kryeministrin e Shqipërisë!
Në gusht 2017, sipas prokurorëve, McGonigal propozoi të bënin marrëveshjen e tyre, në të cilën Neza do t’i jepte hua 225,000 dollarë në para.
Prokurorët nuk kanë thënë pse McGonigal i duheshin ato pará ose çfarë mund të ketë rënë dakord të bënte në këmbim. Por gjatë disa muajve të ardhshëm, thanë ata, ai u injektua në çështjet e jashtme politike dhe të biznesit, me sa duket ndërsa tregtonte pozicionin e tij në FBI, në marrëveshje që do të kulmonin me arrestimin e tij”.
New York Times: Si i shiti McGonigal shërbimet e tij në Shqipëri!
Ndërsa përsa i përket marëdhënieve me Ramën, shkrimi aktual është disi më i butë sesa paraardhësit. Nëse më parë në shtypin amerikan ishte shkruar se McGonigal ia kishte mbajtur të fshehtë shefave të tij marrëdhënien me të, kësaj radhe gazeta lë të kuptohet se FBI ishe në djeni të këtij raporti: “Gjatë gjithë kësaj kohe, kishte disa tregues se FBI ishte në dijeni të marrëdhënieve të tij me shqiptarët. Sipas dy personave që folën me të, McGonigal tha se FBI e kishte autorizuar që t’u drejtohej kontraktorëve amerikanë për të punuar me zotin Rama për të ndihmuar në reformimin e qeverisë shqiptare, e cila ishte rrënuar prej kohësh nga korrupsioni dhe joefikasiteti”. Pra në këtë piikë propagandës qeveritare i intereson fare pak se NYT e konsideron si një qeverisje të rrënuar nga korrupsioni, e rëndësishme është që pozita e Ramës për korruptimin e McGonigal, lehtësohet disi.
©
#York #Times #lidhjet #shqiptare #të #Charles #McGonigal
Lapsi