Nis protesta për lirimin nga burgu të Fredi Belerit

Ka nisur protesta e paralajmëruar në Himarë për lirimin e kryebashkiaut të zgjedhur Fredi Beleri. Me pankarta në duar, qytetarët kanë protestuar kundër arrestimit të Belerit.
Protesta u organizua me iniciativën e organizatës “OMONOIA” dhe aty ka marrë pjesë edhe kryebashkiaku i Athinës. Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave. I vendosur në “arrest me burg” që nga prangosja e tij, Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik. Ndërsa Kokaveshi, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, është lënë në shtëpi.
#Nis #protesta #për #lirimin #nga #burgu #të #Fredi #Belerit
Lapsi