Protesta për lirimin e Belerit/ Në Himarë edhe kryebashkiaku i Athinës

Protesta e thirrur nga organizata “Omonoia” për lirimin e Fredi Belerit pritet të nisë në orën 18:00 në Pedonalen Qendrore të Himarës. Në këtë protestë pritet të jetë edhe kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakojanis që i bashkohet zërave se arrestimi i Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit ishte politik.
Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave. I vendosur në “arrest me burg” që nga prangosja e tij, Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik. Ndërsa Kokaveshi, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, është lënë në shtëpi.
#Protesta #për #lirimin #Belerit #Në #Himarë #edhe #kryebashkiaku #Athinës
Lapsi