Aktualitet
Banorët e Fierzës sërisht në protestë për guroret dhe fabrikën e bitumit, bllokojnë rrugën

Banorët e njësisë administrative Fierzë në Tropojë janë ngritur sërisht në protestë duke bllokuar edhe aksin nacional Firzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri. Banorët i kërkojnë institucioneve të bllokojnë punën në gurore dhe të ndalojnë ndërtimin e një fabrike bitumi anës këtij aksi.
Banorët kanë ngritur pretendimet se këto subjekte po shkatërrojnë habitatin natyror të bjeshkëve, turizmin malor, ndotjen e ujit të pijshëm dhe vështirësojnë jetesën e tyte. Kjo protestë pason një sërë protestash të tjera që kanë bërë banorët.
Bllokimi i rrugës ka sjellë radhë automjetesh, të cilët po udhëtonin në këtë aks.
#Banorët #Fierzës #sërisht #në #protestë #për #guroret #dhe #fabrikën #bitumit #bllokojnë #rrugën
Lapsi