Detajet/ Gjobë 200 mijë euro pas prishjes së pazareve të drogës

Kërcënimet ndaj një sipërmarrësi nga Belshi të cilit i kërkonin 200 mijë euro çuan në pranga Altin Dervishin, 35 vjeç ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij, Ervis Dervishi, i dyshuar si pjesëmarrës në krim.
Dy vëllezërit akuzohen se kanë kanosur 34-vjeçarin Aleko Ferhati, i njohur edhe si Blerim Ferhati, të cilit i kërkonin përmes presioneve që tu jepte shumën e majme.
“Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 2 shtetas kanë kanosur një shtetas 34 vjeç, që ai t’iu jepte shumën 200 000 euro, e cila dyshohet se rrjedh nga veprimtari të përbashkëta kriminale, në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë vendit” – informoi policia.
Personi i kërcënuar nga dy vëllezërit, i cili është nga fshati Kajan i Belshit, rezulton pronar i një aktiviteti biznesi në fushën e ndërtimit, me seli në Elbasan. Ishte një denoncim i bërë nga vetë 34-vjeçari që angazhoi policinë.
Ajo kreu disa kontrolle gjatë të cilave në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar 1 automjet, 1 motomjet dhe 2 celularë, në pronësi të 2 vëllezërve, Dervishi. ©
#Detajet #Gjobë #mijë #euro #pas #prishjes #së #pazareve #të #drogës
Lapsi