Tech

‘Po përballet me një sfidë’, vajza e Dëfrim Methasanit e sëmurë! Apeli: Shteti të reagojë!

Vajza e gazetarit të njohur sportiv, Defrim Methasani vuan nga një sëmundje dhe në këto momente të vështira të shumtë kanë qenë miqtë e gazetarit dhe jo vetëm që kanë apeluar për ndihmë, që shteti të vihet në lëvizje për Lunën.

Mes shumë reagimesh është dhe një mesazh nga aktorja Suela Konjari, e cila i bën thirrje ministres së Shëndetësisë që të reagojë për rastin.

“Miq te dashur, kjo është Luna , e bukura plot miresi , vajza e mikut tim, Defrim Methasani , që po përballet me një sfidë në jetë! Luna zemër ,ti ke emrin e Henës që unë personalisht e dua, i besoj e flas me të. Nga kjo natë unë do t’i lutem hënës për shëndetin tënd.Forca Luna! Shpresoj që të vihet në levizje znj Ministre e Shëndetësise për Lunen, bijen e një prej gazetarëve model. Ndihmën e shtetit e meriton Luna e Defrimi ! Leviz zonja Manastirliu, sot ka nevojë Defrimi. Miq të bëhemi bashkë për Lunën”, shkruan aktorja Suela Konjari.

/a.r

#përballet #një #sfidë #vajza #Dëfrim #Methasanit #sëmurë #Apeli #Shteti #të #reagojë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button