Aktualitet
Emri/ 15 vite pa ardhur në Shqipëri: U qëllua me një plumb në kokë, del fotoja e 51-vjeçarit të vrarë në Greqi

Ky që shihni në foto është 51-vjeçari shqiptar që u gjet i vrarë me një plumb në kokë në oborrin e banesës së tij, në Salaminë, në Greqi.
Bëhet fjalë për 51-vjeçarin Aleksandër Zaka, nga Lushnja. Zaka u gjet pajetë nga i afërmi i tij, me inicialet F.P.
Policia po merr në pyetje shokun e tij Fatjon Pjetri, i cili e gjeti të vdekur në oborrin e banesës së tij në një karrige.
Aleksandër Zaka u ekzekutua në Greqi me një plumb pas koke. Ngjarja ka ndodhur në ishullin Salamis në oborrin e banesës së tij. Zaka është gjetur i vdekur nga miku i tij, i cili ka lajmëruar menjëherë policinë. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes./m.j
#Emri #vite #ardhur #në #Shqipëri #qëllua #një #plumb #në #kokë #del #fotoja #51vjeçarit #të #vrarë #në #Greqi