Aktualitet
Aksidentohen dy automjete në Gjirokastër/ 4 të lënduar dërgohen në spital

Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident që ndodhi paraditen e sotme në Gjirokastër.
Rreth orës 11:05, në aksin rrugor “Gjirokastër-Subash”, pranë fshatit Shtëpëz, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. Dh., është përplasur me automjetin tip “Renault”, me drejtues shtetasin J. Z.
Nga përplasja, janë dëmtuar lehtë drejtuesi mjetit J. Z dhe pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip “Renault”, shtetasit M. Z., B. T., M. T.,të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Gjirokastrës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
#Aksidentohen #automjete #në #Gjirokastër #të #lënduar #dërgohen #në #spital
Lapsi