Aktualitet

Fundoset varka me emigrantë në Kanalin Anglez/ 1 viktimë dhe 5 të tjerë në gjendje të rëndë

1 person ka humbur jetën dhe 5 të tjerë thuhet se janë në gjendje “të rëndë” pasi një varkë me emigrantë u fundos në Kanalin e La Mansh.

Një operacion shpëtimi nga rojet bregdetare britanike dhe franceze ka shpëtuar 50 persona, thanë autoritetet, raporton BBC.

Një numër njerëzish u panë duke u nxjerrë nga një varkë shpëtimi me barela në Dover. Ende nuk dihet se sa të rënda janë lëndimet e tyre.


RNLI tha se një ekuipazh i varkës së shpëtimit u nis pak para orës 04:00 me orën lokale.

Home Office nuk ka komentuar për këtë ngjarje. Që nga 10 gushti, 15,826 njerëz kanë kaluar Kanalin me një varkë të vogël këtë vit.

#Fundoset #varka #emigrantë #në #Kanalin #Anglez #viktimë #dhe #të #tjerë #në #gjendje #të #rëndë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button