I dërgoi nxënësit mesazhe seksuale, mësuesja e pezulluar fillon punë në Universitet

Një mësuese së cilës ju ndalua e drejta e ushtrimit të këtij profesioni pasi i dërgoi mesazhe me përmbajtje seksuale njërit prej nxënësve të saj, tashmë po punon në Universitetin e Bristolit.
46-vjeçarja Lindsey Bauer tashmë po studion dhe po jep mësim me kohë të pjesshme në universitet.
Gjatë viteve 2018-2022 mësuesja u vu nën monitorimin e Agjencisë së Rregullimi të Mësimdhënies e cila zbuloi se Bauer kishte abuzuar me detyrën e saj të mësimdhënies.
Ajo kishte zhvilluar biseda të papërshtatshme me një nga nxënësit e saj ku kishte kërkuar favore të veçanta, takime ballë për ballë dhe komunikime që nuk kishin të bënin aspak me kurrikulën e mësimdhënies. Sipas Agjencisë së Rregullimi të Mësimdhënies komunikimet e saj me nxënësin ishin të motivuara seksualisht.
Megjithëse mësuesja e mohoi një gjë të tillë, asaj ju ndalua të jepte mësim për të paktën 5 vite nga marrja e vendimit. Vendimi u bë zyrtar vetëm në 1 mars të këtij viti, ndërsa ajo po punon në Universitet. Pasi mesa duket ai nuk e ndalon atë të punojë në universitet.
Një zëdhënës i Universiteti të Bristolit ka thënë se ajo Lindsey Bauer e ka diskutuar me ta çështjen e ndalimit.