Berisha: Mirel Mertiri ndodhet në Vjenë, kurse Klodian Zoto është në Vlorë…

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Sali Berisha tha se biznesmeni Klodian Zoto, po bën pushime në Vlorë.
“Ku është Klodian Zoto? Bronzohet mirë dhe bukur në Vlorë. Në dispozicion të tij, e them me përgjegjësi, nga persona që nuk iu shpëton gjë…Kjo është vetura me të cilën shëtit Klodian Zoto. Kjo është vetura e Integritet Energy. Klikoni dhe targën dhe e gjeni se kush e ka.”, tha Berisha.
Berisha: Gjykata në Vjenë i ka refuzuar azilin politik Mirel Mërtirit
Duke u ndalur te biznesmeni tjetër në kërkim, Mirel Mërtiri, tha se ai ndodhet në Vjenë.
“Sekreti që mban qeveria Mirel Mërtiri që ndodhet në Vjenë dhe ka kërkuar azil politik ka kaluar gjykimin në gjykatën e shkallës së parë në Vjenë. Ai ka refuzuar azilin politik. Qeveria po i përgatit pasaportën atij në mënyrë që ai t’ia mbathë atje ku janë një pjesë e mirë e parave në Zimbabve, Janë informacione të sigurta”, pohoi Berisha.
#Berisha #Mirel #Mertiri #ndodhet #në #Vjenë #kurse #Klodian #Zoto #është #në #Vlorë..
Lapsi