Aktualitet

Rama justifikohet për postimin: Rashë në kurth, kujtova se ishte titull gazete

rama

Kryeministri Edi Rama publikoi një foto-montazh në rrjetet sociale ku me ironi flitej për italianët që kanë ardhur me pushime këtë verë në Shqipëri. Rama krahasonte shqiptarët që iknin në Itali në verën e vitit 1991 me anijen “Vlora” me turistët italiane që tashmë me tragete për pushime në vendin tonë.

Kjo nuk u prit mirë nga mediat italiane të cilat nënvizuan se nuk mund të bëhet shaka me emigracionin që ka marrë jetë njerëzish (edhe shqiptarësh) dhe vijon ta bëjë këtë. Por në një intervistë të dhënë për televizionin La7 kreu i qeverisë shqiptare është justifikuar se “ka rënë në kurth” duke kujtuar se ishte titull gazete dhe se postimi i tij “nuk ishte kundër Italisë”.

“Rashë në kurth. Mendova se ishte titulli i një gazete italiane. Në vend të kësaj, djemtë e rrjeteve sociale më thanë se ishte një meme… E postova sepse ky është një moment i veçantë për ne. Shifrat janë mbresëlënëse. Rritja e turizmit është 35% dhe po shkon drejt 45%. Vetëm gjysmë milioni janë italianë” – thotë Rama që mohon se ky ishte një provokim.


“Jo kundër Italisë, jam i dashuruar me të. Gjyshja ime kishte gjak italian dhe më fliste në gjuhën tuaj që kur linda. Dhe Italia ishte e vetmja dritare drejt botës jashtë bunkerit të diktaturës. Televizorët ishin errësuar, por në Vlorë në verë, nëse moti ishte i mirë, mund të shihnim Rain dhe Telenorbën.

Dhe hoqëm dorë të shkonim në plazh. Imagjinoni një duzinë fëmijësh të ulur në dysheme përpara televizorit bardh e zi të gjyshërve të mi. Më pas erdhën vitet 90-të dhe zbuluam L’America si në filmin e Gianni Amelio” – tha Rama. ©

LEXO EDHE: Postimi i Edi Ramës, 32 vjet nga anija “Vlora”/ Fatkeqësia kombëtare për propagandë turistike

#Rama #justifikohet #për #postimin #Rashë #në #kurth #kujtova #ishte #titull #gazete

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button