Shëndeti

Policia britanike e alarmuar: Çdo 6 minuta vidhet një telefon celular në Londër

Policia britanike bën me dije se një telefon celular vidhet në çdo gjashtë minuta në kryeqytetin e Londrës. E për këtë, ka kërkuar ndihmën e kompanive telefonike që të frenohet ky fenomen tepër shqetësues për organet e rendit.

Shërbimi i Policisë Metropolitane (MET) thotë se 90.864 telefona, ose pothuajse 250 në ditë, janë vjedhur në vitin 2022, shkruan BBC. Statistikat tregojnë gjithashtu gati 70% të të gjitha vjedhjeve në Londër vitin e kaluar kanë qenë lidhur me telefonat celularë.

Të dhënat e policisë tregojnë se të rinjtë janë të përfshirë në mënyrë disproporcionale në grabitje, si viktima ashtu edhe si autorë, me ata të moshës 14-20 vjeç, veçanërisht në rrezik për t’u vënë në shënjestër të kriminelëve.

“Ne mirëpresim mundësinë për të punuar me MET, zyrën e kryetarit të bashkisë, prodhuesit e pajisjeve dhe industrinë e gjerë për të vazhduar uljen e mëtejshme të këtij krimi.”

Mobile UK

#Policia #britanike #alarmuar #Çdo #minuta #vidhet #një #telefon #celular #në #Londër

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button