Aktualitet

EMRI/ Kapet duke u kujdesur për bimët e kanabisit, arrestohet i riu në Vaun e Dejës

Policia e Vaut të Dejës ka arrestuar një 28-vjeçar i cili u kap ‘mat’ duke u kujdesur për bimë kanabisi.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Samet Gjeta, ndërsa janë asgjësuar 2100 bimë kanabis.

Vau i Dejës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Corn”, si rezultat i kontrolleve të Policisë, në çdo skaj të territorit, kundër kultivimit të bimëve narkotike.


Asgjësohen 2100 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Mjedë.

U kap në flagrancë, teksa kujdesej për bimët narkotike që i kishte kultivuar nëpër tokën arë të mbjellë me misër, vihet në pranga 28-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve me skuadra të Policisë dhe me dronë të rezolucionit të lartë, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, me mbështetjen dhe të informacioneve nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Corn”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi S. Gj., 28 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, Shkodër.

28-vjeçari u kap në flagrancë, në një tokë arë të marrë me qira, në fshatin Mjedë, teksa kujdesej për bimët narkotike që i kishte kultivuar nëpër bimë misri, për t’i fshehur.

Në këtë sipërfaqe toke u gjetën të kultivuara 2100 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies, përveç një pjese të vogël të tyre, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

#EMRI #Kapet #duke #kujdesur #për #bimët #kanabisit #arrestohet #riu #në #Vaun #Dejës

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button