Life Style

Burri e tradhtoi pas 11 vitesh martesë, Natalie Portman: Ishte poshtëruese!

Natalie Portman dhe Benjamin Milipent i dhanë fund martesës së tyre 11-vjeçare pasi aktorja zbuloi se ai po e tradhtonte me një aktiviste.

Kur lajmi u mor vesh nga të gjithë, ylli i Hollivudit u përpoq t’i jepte një tjetër mundësi martesës, por ishte e pamundur për të që të linte pas krahëve tradhtinë. Si rezultat, çifti u nda!

Sipas mediave të huaja, mësohet se ish-bashkëshorti i Natalie është penduar shumë për veprimet e tij, por kjo nuk mjafton që marrëdhëniet e tyre të rregullohen.

Një burim nga US Weekly thotë se për Natalie ai gjest ishte poshtërues dhe se sado aktorja të përpiqet për të rregulluar gjërat, nuk ka dobi.

Ajo nuk mund ta falte atë, të dy janë në një pauzë nga njëri-tjetri”, është shprehur burimi.

Edhe pse tradhtia e bashkëshortit të saj duket se ka qenë pika e fundit, në media aludohet se çifti kishte pasur probleme edhe më parë gjatë martesës së tyre.

/a.r

#Burri #tradhtoi #pas #vitesh #martesë #Natalie #Portman #Ishte #poshtëruese

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button