Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Kosovë, 1 i νrarë dhe 3 të plagosur

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të së enjtes, në Skenderaj është vrarë një 39-vjeçar. Sipas Policisë nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë.
“Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një lokal në fshatin Runikë të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në hetimet fillestare, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona. Njëri nga të lënduarit viktima, 39-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar (po ashtu nga arma e zjarrit) janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas Policisë nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, “dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në lokal kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur”. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja.
Grupi hetimor po punon intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e autorit/ve të veprës si dhe zbardhjen e kësaj vepre penale.
#Të #shtëna #armë #zjarri #në #një #lokal #në #Kosovë #νrarë #dhe #të #plagosur
Lapsi