Xhelozia merr jetë/ Vrau shqiptarin pasi e pa me ish-të dashurën, dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçari gjerman

Është dënuar e burgim të përjetshëm 30-vjeçari gjerman që qëlloi për vdekje me armë një shqiptar nga Kosova, të dashurin e ish-partneres së tij. Ngjarja ndodhi në Freiburg-Betzenhausen.
Dhoma e jurisë së Gjykatës së Landit të Freiburgut ka ardhur në përfundim se bëhej fjalë për një goditje të shënjestruar në gjoksin e viktimës. Viktima, 31 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.
Pasi u dha vendimi, të afërmit e viktimës dhe të dashurës së tij, shpërthyen në duartrokitje.
Gjykata ka pranuar vendimin e prokurorisë, e cila më parë kishte kërkuar dënim të përjetshëm për vrasje me karakteristika rënduese.
I dënuari ka qëndruar në heshtje teksa jepej vendimi, ndërsa pasi kryetari i trupit gjykues po lexonte arsyetimin, i pandehuri 30-vjeçar është shtrirë dhe përlotur..m.h
#Xhelozia #merr #jetë #Vrau #shqiptarin #pasi #ishtë #dashurën #dënohet #burgim #të #përjetshëm #30vjeçari #gjerman