Aktualitet

U arrestua se rrahu gruan, shqiptari i lutet policisë italiane: Më mirë më fusni plumbin kokës!

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Bologna në Itali, pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Atij iu caktua kjo masë sigurie pasi akuzohet për dhunë në familje, për arsye se, në muajin maj u padit nga bashkëshortja.

Disa javë më parë ai kërkoi ndërhyrjen e policisë italiane, të cilët sapo mbërritën në shtëpinë e tij, u kërkoi që ta qëllonin në kokë, sepse nuk kishte më dëshirë të vazhdonte arrestin shtëpiak.

Mediat italiane shkruajnë se, ai u bëri kërkesën e pazakonte karabinierëve, me arsyetimin se nuk kontrollonte dot instinktet e tij agresive dhe do dhunonte nënën e moshuar dhe djalin.

50-vjeçari e ka shkelur sërish duke kryer sjellje të papërshtatshme ndaj familjarëve të tij, pavarësisht masës së sigurisë të 4 muajve më parë.

Kjo ka nxitur Gjykatën të pranojë kërkesën e Prokurorit të Republikës së Bolonjës duke i caktuar masën e sigurisë arrest me burg ndaj 50-vjeçarit, i cili tashmë ndodhet pas hekurave.

/a.r

#arrestua #rrahu #gruan #shqiptari #lutet #policisë #italiane #Më #mirë #më #fusni #plumbin #kokës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button