Habit shqiptari, i bën kërkesën e pazakontë policisë italiane: Më vrisni, nuk rri dot në arrest shtëpie

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Bologna të Italisë.
Ai u arrestua pas masë së sigurisë arrest në shtëpi për dhunë në familje, pasi në muajin maj ishte paditur nga gruaja.
Pavarësisht masës së sigurisë katër muajve më parë, 50-vjeçari e ka shkelur sërish duke kryer sjellje të papërshtatshme ndaj familjarëve të tij.
Disa javë më parë ai kërkoi ndërhyrjen e karabinierëve, të cilët sapo mbërritën në shtëpinë e tij, u kërkoi që ta qëllonin në kokë, sepse nuk kishte më dëshirë të vazhdonte arrestin shtëpiak.
Shqiptari u bëri krkesën e pazakonte karabinierëve, me arsyetimin se nuk kontrollonte dot instiktet e tij agresive dhe do dhunonte nënën e moshuar dhe djalin.
Kjo ka nxitur Gjykatën të pranojë kërkesën e Prokurorit të Republikës së Bolonjës duke i caktuar masën e sigurisë arrest me burg ndaj 50-vjeçarit, i cili tashmë ndodhet pas hekurave./m.j
#Habit #shqiptari #bën #kërkesën #pazakontë #policisë #italiane #Më #vrisni #nuk #rri #dot #në #arrest #shtëpie