Ka nevojë për shtrim urgjent në spital

Gjendja shëndetësore e bosit mafioz Matteo Messina Denaro është përkeqësuar. Bosi, i ndaluar në regjimin 41 bis në superburgun e L’Aquila, vuan nga tumori, prej ditës së arrestimit ndodhet nën kurim në burg, ku i është ngritur një dhomë kimioterapie.
“Duhet shtrimi në spital”, nënvizoi avokati i Denaros.
Javët e fundit Messina Denaro i ishte nënshtruar një operacioni të vogël për probleme urologjike, por u kthye në burg gjatë ditës. “Tani Messina Denaro nuk ha më, ai gjithashtu ka vështirësi për të pirë, ka nevojë për shtrim urgjent në spital sepse i duhet të ushqehet”, tha avokati mbrojtës Alessandro Cerella.
“Situata e tij nuk është më e menaxhueshme nga struktura në të cilën ai është i burgosur nën regjimin 41bis”.
Bosi i Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro, u arrestua në janar 2023, pas më shumë se 30 vite në kërkim.
#nevojë #për #shtrim #urgjent #në #spital
Lapsi