“E neveritshme”, shpërthejnë polemikat në Itali, Eros Ramazzotti puth në buzë vajzën gjatë koncertit

Së fundmi në Itali kanë shpërthyer polemikat pas një veprimi që këngëtari i njohur Eros Ramazzotti ka bërë gjatë një koncerti në skenën e Teatrit Antik të Taorminas.
Ai ka qenë duke performuar një nga këngët e tij më të suksesshme, pikërisht atë kushtuar të bijës, Aurora, e cila ka ardhur në jetë nga martesa e tij me yllin e televizionit italian, Michelle Hunziker.
Por, deri këtu nuk ka asgjë anormale. Gjithçka nisi të marrë vëmendjen e mediave dhe të vetë fansave të këngëtarit, kur ky i fundit, gjatë koncertit, teksa këndonte së bashku me të bijën këngën kushtuar asaj, në një moment e puth në buzë.
Një gjest që ka revoltuar në masë të pranishmit jo vetëm në koncert, por edhe përdoruesit e rrjeteve sociale.
“Nuk është normale ta puthësh vajzën në buzë, sidomos në moshë të madhe”, shkruan dikush.
Një tjetër thotë se:
“Puthjet në buzë mes prindit dhe fëmijës janë një “JO” e madhe”, ndërsa shumë komentues janë shprehur se kjo është e neveritshme.
Kujtojmë se, 26-vjeçarja u bë mama për herë të parë para disa muajsh, por pavarësisht këtij stadi të ri, ajo vazhdon të shoqërojë të atin nëpër koncerte.
#neveritshme #shpërthejnë #polemikat #në #Itali #Eros #Ramazzotti #puth #në #buzë #vajzën #gjatë #koncertit