Aktualitet
Aksident në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Policia ka dhënë një njoftim shkurt për ngjarjen.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:40 , në qëndër të fshatit “Novoselë”, automjeti tip Benz me drejtues shtetasin A. I., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi M. M., 20 vjeç, me të cilin udhëtonte dhe një shtetas tjetër, të dy banues në Novoselë.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar 20 vjeçari dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
#Aksident #në #Vlorë #të #plagosur
Lapsi