Aktualitet

Këlliçi “ngatërron” kullë, nuk flet për atë pas TKOB, komentuesit e ‘masakrojnë’: Ke bërë pazare

Belind Këlliçi, ish-kandidati i “Rithemelimit” për Bashkinë e Tiranës ka reaguar pas shumë akuzash për heshtjen e opozitës për kullën që do të ndërtohet pas Operas.

“10 muaj më parë kur denoncova shkatërrimin e lulishtes së fundit në Tiranë, shumëkush nuk e mori seriozisht.

Nga sot, zyrtarisht fëmijët dhe nënat e shumta që frekuentonin këtë lulishte, nuk do ta kenë më as ishullin e fundit të gjelbër brenda perimetrit urban të Tiranës.

Erion Veliaj ky armik i qytetit tonë, ky hajdut i taksave dhe hapësirave tona publike, shumë shpejt do duhet të dalë përpara drejtësisë”, shkruan Këlliçi.

Reagimi i Këlliçit është qesharak për dy arsye.

E para dhe më kryesorja, ai ngatërron qëllimisht kullat. Në foton e publikuar, ai nuk ka publikuar kullën për të cilën bëhet debati, atë të “Mount Tirana”, por të kullës tjetër ngjitur me të.

Kjo nuk është një gafë, pasi Këlliçi ka qenë kandidat për Bashkinë e Tiranës, por një veprim i qëllimshëm, duke qenë se ndërtuesit e kullës “Mount Tirana” përflitet që janë financues të “Foltores”. Madje që në këmbim të kësaj kulle, opozita shiti edhe Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore. Ndërkohë që nuk mungojnë zërat që pjesë e pazarit ka qenë edhe vetë Këlliçi.

Arsyeja e dytë pse reagimi i Këlliçit është qesharak është që ka ardhur në orët e vona të darkës, vetëm pas akuzave të qytetarëve për heshtjen e opozitës. Akuza që nuk kanë munguar edhe në reagimin e Këlliçit ku qytetarët e akuzojnë atë për reagimin e vonuar dhe se dhe ai vetë ka qenë pjesë e pazarit. Në disa raste, Këlliçi ka bërë edhe disa replika të vagëta.

/tema

#Këlliçi #ngatërron #kullë #nuk #flet #për #atë #pas #TKOB #komentuesit #masakrojnë #bërë #pazare

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button