Tech

FOTO/ Ky është 29-vjeçari i akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës, si arriti policia ta kapte pas 1 viti në kërkim

Personi që shihni në foto është Aldo Majnishta, 29-vjeçari nga Shkodra i cili u arrestua ditn e sotme në Kosovë pasi ishte shpallur në kërkim si një nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në vitin 2022, i ka caktuar 29-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

Gjithashtu, 29-vjeçarin Gjykata e Apelit të Shkodrës në vitin 2016, e ka dënuar me 3 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burgim), për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Jani Prenga u rrëmbye me 17 janar 2020 në Kamzë, disa ditë pasi ishte ndjekur e vëzhguar. Ai u përlesh me rrëmbyesit, por ata të fundit mundën ta fusnin në një makinë Range Rover ngjyrë e bardhë. Më pas, automjeti me pengun brenda su pa duke shkuar në resortin Golden, e po ashtu në pamjet filmike shfaqen rrëmbyesit, duke fshehur provat si, pistoleta apo fenelina policie. Ndërkohë që trupi i Jan Prenges ndodhej i pajetë në tokë.

Sipas gjykatës, Jan Prenga qëndron pa lëvizur nga ora 11.32 deri ne 18.12 minuta. Pas kësaj ore rrëmbyesit mbështjellin me qese e çarçaf dhe e fusin në një furgon të bardhë. Fesim Bexhdili është njeri nga personat që asgjësoi kufomën. Të nesërmen Bexhdili dhe Olsi Turja pastrojnë gjurmët e krimit në garazh.

Gjykata ka krijuar bindjen se Jan Prenga u rrëmbye pasi vëllai i tij Astriti kishte grabitur një sasi të madhe kokaine në një port të Britanisë së Madhe. Për të kthyer drogës Dritan Rexhepaj që ndodhej atëkohë në një burg të sigurisë së lartë në Ekuador e Gentian Docaj Funiqi udhëruan të merrej peng babai i 3 fëmijëve.

Astrit Prenga e ktheu një sasi kokainë dhe pagoi një shumë të madhe parash, por rrëmbyesit nuk e liruan pengun./m.j

#FOTO #është #29vjeçari #akuzuar #për #rrëmbimin #Jan #Prengës #arriti #policia #kapte #pas #viti #në #kërkim

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button