Aktualitet
Aksident në aksin Pogradec-Lin, dy makina përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Lin. Dy automjete janë përplasur në afërsi të fshatit Udënisht. Si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur kryerjen e procedurave për zbardhjen e dinamikës së aksidentit. Ky është incidenti i dytë që ndodh ditën e sotme pranë qytetit të Pogradecit. Më herët 3 automjete u përplasën me njëra tjetrën në aksin Korçë-Pogradec.
#Aksident #në #aksin #PogradecLin #makina #përplasen #njëratjetrën
Lapsi