‘Çmendet’ moti/ Gjermania ‘zbardhet’ në mes të verës, Spanja dhe Franca luftojnë më flakët

Ngjarjet ekstreme të motit vijojnë të përfshijnë Europën duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Këshu, ndërsa Spanja dhe Franca po luftojnë me flakët të cilat janë përhapur në një pjesë të madhe të territorit, Gjermania është zbardhur nga breshëri. Mësohet se në Gjermani ka rënë sasi e madhe breshëri deri në 30 centimetra, duke sjellë bllokim të rrugëve.
Ndërkohë Sllovenia po përballet me një tjetër situatë problematike. Shirat e rrëmbyer dhe vërshimet kanë lënë të vdekur të paktën tre persona, ndërsa shumë të tjerë u evakuuan nga shtëpitë.
Edhe vendi ynë po përballet me mot të pazakontë të verës. Shiu i dendur ka mbërthyer thuajse gjithë territorin. Megjithatë sipas sinoptikanëve, javën e ardhshme parashikohet që të dominojë moti i mirë dhe i qëndrueshëm.
#Çmendet #moti #Gjermania #zbardhet #në #mes #të #verës #Spanja #dhe #Franca #luftojnë #më #flakët
Lapsi