Aktualitet

Njëri prej të dyshuarve kosovarë në përleshjen me armë në Prishtinë, i kërkuar edhe nga FBI-ja!!

Njëri prej të dyshuarve për përfshirje në vrasjen dhe plagosjen e disa personave në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë të premten, gjendet në arrati.

Mësohet se ai është Dukagjin Nikollaj, i kërkuar edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh.

Nikollaj njihet ndryshe me nofkën “Duka”.

Në fletë-kërkimin e FBI-së thuhet se ai për pesë vjet ishte i përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të marihuanës, duke e marrë nga furnizues në Kanada e duke e shpërndarë nëpër New York, shkruan koha.net.

Një person vdiq nga katër të plagosurit, kurse 17 janë lënduar. Ngjarja raportohet se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarve, katër prej të cilëve janë nën vëzhgimin e Policisë e që gjenden në SHSKUK për t’u trajtuar e një tjetër në arrati

#Njëri #prej #të #dyshuarve #kosovarë #në #përleshjen #armë #në #Prishtinë #kërkuar #edhe #nga #FBIja

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button