Aktualitet
Ministri Balla e nis ditën duke inspektuar aeroportin “Nënë Tereza”: 1 milion pasagjerë pritet të hyjnë dhe dalin në gusht nga Shqipëria

Balla falenderoi Policinë Kufitare e cila po bën një punë të shkëlqyer për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve. Edhe pse në pikun e mbërritjeve të pasagjerëve, në sportelet e aeroportit nuk ka asnjë radhë dhe kjo falë edhe teknologjisë “E-Gate”, e cila ndihmon për përpunimin e shpejtë të pasagjerëve.
“E nisa ditën në Aeroportin “Nëne Tereza”, ku Policia Kufitare po bën një punë të shkëlqyer për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve. Plot 1 milionë pasagjerë do të hyjnë dhe dalin nga Shqipëria gjatë muajit Gusht në këtë pikë kalimi kufitar”, tha Balla.
#Ministri #Balla #nis #ditën #duke #inspektuar #aeroportin #Nënë #Tereza #milion #pasagjerë #pritet #të #hyjnë #dhe #dalin #në #gusht #nga #Shqipëria