Tech
Përfundon dëshminë në SPAK, ish-ministrja Denaj: U mora në pyetje si person në dijeni

Pas rreth 2 orësh, ish-ministrja e Financave, Anila Denaj ka përfunduar marrjen në pyetje nga prokurorët e SPAK për koncesionin e sterilizimit.
Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, Denaj ka thënë se është pyetur si një person që ka dijeni në lidhje me këtë koncesion gjatë kohës që ka qenë drejtoreshë e Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Financave në vitin 2014.
Anila Denaj: Jam pyetur për informacion që kam dijeni gjatë kohë që kam qenë drejtoreshë e Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Financave në vitin 2014 në kohën që ky koncesion ka qenë në diskutim. Ky nuk është momenti për të dhënë më shumë detaje.
/a.r
#Përfundon #dëshminë #në #SPAK #ishministrja #Denaj #mora #në #pyetje #person #në #dijeni