Tentoi të korruptojë efektivin e policisë për t’i shpëtuar gjobës, arrestohet shoferi

Një shofer është vënë në pranga, pasi tentoi të korruptonte punonjësin e policisë rrugore, i cili e ndaloi për xhamat e zinj.
Gjatë kontrolleve në rrugët e Tiranës, shërbimet e policisë rrugore kanë ndaluar në rrugën e Kosovarëve, automjetin me xhama të errësuar, me drejtues E. K.
Në momentin që punonjësit e policisë i kanë kërkuar autorizimin për xhamat e errësuar, shoferi, për t’i shpëtuar gjobës, i ka ofruar para policit.
Ka shkuar në 68 numri i drejtuesve të automjeteve, të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative. Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
#Tentoi #të #korruptojë #efektivin #policisë #për #shpëtuar #gjobës #arrestohet #shoferi
Lapsi