Aktualitet

Arrestohen tre “zyrtarët e lartë”, mashtruan biznesmenin për t’i marrë 35 mijë €. Në kërkim organizatori

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Replay” janë vënë në pranga 3 persona, të cilët prezantoheshin si zyrtarë të lartë me qëllim mashtrimin për të përfituar shuma monetare.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi për veprën penale “Mashtrimi”, i 34-vjeçarit Afrim Radici, banues në Librazhd, 41-vjeçari me iniciale Gezim Çelanji banues në Skrapar, dhe 22-vjeçari me iniciale Qazim Vata banues në Kukës.

Ata kanë tentuar të mashtrojnë një biznesmen, për të përfituar shumën 35 000 Euro, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve, me emra të ndryshëm.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim 40-vjeçari me iniciale Florian Gjergji, i dyshuar si organizator i kësaj skeme mashtrimi. Vijon puna për kapjen e Florian Gjergjit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete dhe 5 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/a.r

#Arrestohen #tre #zyrtarët #lartë #mashtruan #biznesmenin #për #marrë #mijë #Në #kërkim #organizatori

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button