Aktualitet
Aksident në aksin rrugor Peqin-Elbasan, makina përplas biçikletën

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Peqin-Elbasan në vendin e quajtur “Ura e zezë”.
Makina që drejtohej nga 27-vjeçari me iniciale G.Ç. ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte 56-vjeçari me iniciale P.Ç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 56-vjeçari, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.
/a.r
#Aksident #në #aksin #rrugor #PeqinElbasan #makina #përplas #biçikletën