Aktualitet

23-vjeçarët shisnin kanabis në doza në Laç, njëri arrestohet dhe tjetri shpallet në kërkim

Në kudër të operacionit policor të koduar “Ndërthurja” është vënë në pranga 23-vjeçari me iniciale I.N. si dhe është shpallur në kërkim një tjetër 23-vjeçar me inciale A.Gj.. Nga hetimet rezultoi se 2 të rinjtë janë të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitje në doza të kanabisit në një lokal në Laç.

Gjatë këtij operacioni, më datë 27 Qershor, u zbulua në Laç, një lokal i përshtatur për shitjen në doza të kanabisit, si dhe u arrestua pronari i këtij lokali dhe një kamerier në këtë biznes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

#23vjeçarët #shisnin #kanabis #në #doza #në #Laç #njëri #arrestohet #dhe #tjetri #shpallet #në #kërkim

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button