Aktualitet

Euro bie ndjeshëm, humb 5 pikë! Ekspertët: Duhen ndërhyrje afatgjata

Monedha europiane e ka nisur muajin Gusht me rënie të ndjeshme në kursin e këmbimit me Lekun. Pasi shkoi në gati 106 Lekë javën e kaluar, këtë të martë, 1 Euro sipas kursit të Bankës së Shqipërisë këmbehet me 101.84 Lekë. Në pikat e këmbimit valutor, monedha europiane blihet me 101.3 Lekë.

Ekspertët e Ekonomisë thonë se ndërhyrjet afatshkurtra në tregun e këmbimit valutor nuk e kanë fuqinë ta mbajnë Euron në nivele të larta.

Eduart Gjokutaj, ekspert Ekonomie: Nëse nuk do ketë masa afatgjata, natyrshëm që do ketë këto lloj lëvizjesh aq më tepër kur jemi në tremujorin e tretë që ka vërshimin më të madh të numrit të vizitorëve, dashur-padashur ndikon në forcimin e Lekut.

Ekspertët sugjerojnë masa për parandalim të hyrjes së parasë së zezë në Ekonomi si dhe ndërhyrje në kursin e këmbimit.

Eduart Gjokutaj, ekspert Ekonomie: Hedhja e një paraje në të ardhmen duke u njoftuar publiku, dhe nga ana tjetër trajtim i diferencuar i sektorëve më të prekur përmes politikës fiskale, zbutje të përkohshme të taksave apo dhe me subvencione.

Duke analizuar situatën aktuale, gjasat janë që Euro të vazhdojë rënien.

Eduart Gjokutaj, ekspert Ekonomie: Natyrshëm që do shkojë në rënie, por besoj që qeveria ka vënë një si bast që mos shkojë poshtë 100 Lekshit për asrsye që ka një efekt tejet psikologjik të rënduar sa i përket ardhmërisë.

Edhe monedhat e tjera kanë pësuar rënie për këtë javë. Dollari këmbëhet me 92.82 Lekë, ndërsa Paundi me 119.04 Lekë.

/a.r

#Euro #bie #ndjeshëm #humb #pikë #Ekspertët #Duhen #ndërhyrje #afatgjata

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button