Aktualitet

I dënuar për vrasje, kapet pas 26 vitesh shqiptari në Itali

Itali

Një 45-vjeçar shqiptar i dënuar me 13 vite burg për vrasje është arrestuar në Torino, në Itali.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, 45-vejçari ishte i dënuar nga Gjykata e Tiranës me mbi 13 vite burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Vrasja është kryer në vitin 1997 dhe që prej asaj dite ai kishte humbur gjurmët, derisa u arrestua sot në Torino.


“Ekzekutimi i masës shtrënguese përbën epilogun e hetimeve të kryera edhe në nivel ndërkombëtar, falë aktiviteteve specifike të kryera nga shërbimi i bashkëpunimit ndërkombëtar policor të drejtorisë qendrore të policisë kriminale, në lidhje të ngushtë me palën policore shqiptare”.

#dënuar #për #vrasje #kapet #pas #vitesh #shqiptari #në #Itali

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button