Aktualitet
Trafikuan rreth 200 kg kokainë dhe heroinë në Itali/ Arrestohen 6 shqiptarë

Goditet grupi kriminal italo-shqiptar në Itali. Policia italiane ka arrestuar 12 persona, mes të cilëve 6 shqiptarë, që akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal droge.
Hetimet filluan në nëntor të 2022 kur 1 shqiptar u kap me 16 kg heroinë. Mediat italiane raportojnë se grupit kriminal iu sekuestrua 200 kg kokainë dhe heroinë.
Autoritetet e Teramos arrestuan në zonë 6 italianë dhe 2 shqiptarë.
Gjithashtu në kuadër të operacionit 3 shqiptarë u vunu në pranga në zonën pranë Ascolit dhe 1 tjetër në zonën e Ravenës.
#Trafikuan #rreth #kokainë #dhe #heroinë #në #Itali #Arrestohen #shqiptarë
Lapsi